Arsenali triumfon me përmbysje ndaj Tottenhamit

Arsenali e ka fituar derbin londinez ndaj Tottenhamit me rezultat 2:1.

Fillimisht, Eric Lamela shënoi për epërsinë e mysafirëve me një gol spektakolar në minutën e 33-të.

Odegaard barazoi rezultatin një minutë para fundit të pjesës së parë.

Në të 64-tën Lacazette shënoi golin e fitores për “Topçinjtë” nga pika e bardhë në minutën e 64-të.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e 10-të, kurse Tottenham mbetet i shtati me 45 sosh.