Arsyjet pse nuk duhet të përgadisim ushqim në letër alumini

E thënë nga hulumtuesit : ushqimet që përgaditet në lëngje acide, të tilla si lëng limoni ose salcë domatesh, marrin më së shumti metale nga letra e aluminit.

Mirëpo, përgaditja mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin tonë, shkruan Supergrate.

Një studim në Universitetin e Sharjahut ka dëshmuar se një copë mishi e përgatitur në letër alumini mund të përmbajë deri në 400 miligram metal, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sasia e lejueshme e metalit në ditë është vetëm 40 miligramë..

Hulumtuesit kanë treguar se ushqimi i përgatitur në salca acide, si lëng limoni ose domatesh, marrin pjesën më të madhe të metaleve nga letra e aluminit.

Ushqimi që është i përgatitur me alkool ose që është vetëm i kriposur, pa ndonjë salcë, nuk thith aq shumë metale. Letra e aluminit është e lidhur me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimer-it.