Arteta ka tri kërkesa për transferime në afatin kalimtar të janarit

Mikel Arteta u ka thënë drejtuesve të Arsenalit se dëshiron transferimin e tre lojtarëve në afatin kalimtar të janarit.

Dy mbrojtës të qendrës dhe një mesfushor defansiv, janë pozicionet që Arteta dëshiron t’i forcojë kur të hapet afati kalimtar.

Arteta fundjavën e kaluar ka marrë drejtimin e Arsenal, ku do të tentojë të rikthej ‘Gunners’ në rrugën e duhur.

Sipas ‘France Football’, tekniku spanjoll ka kërkuar tri transferime në janar.

Por, të ardhurat për këto transferime mund të sigurohem nga disa shitje që mund të ndodhin.

Granit Xhaka raportohet të jetë në mesin e lojtarëve të parë që do të largohet nga Arsenal.