“As me sheher e as me Barilevë”

Zgjedhjet padyshim që janë sfidë shumë e madhe për secilën parti, sepse aty provohet forca e saj dhe puna nga mandati në mandat.

Zgjedhjet e sivjetme po karakterizohen me më shumë lëvizje të individëve nga njëri bllok te tjetri, nga njëra parti te tjetra e nga njëri koalicion te tjetri.

Shumë individë janë pozicionuar e ripozicionuar deri më tani. Por, janë tre që jo vetëm që kanë qenë te pothuajse secila parti, por edhe janë “prishur” me të gjitha.

Ata kanë mbet tani “as me sheher e as me Barilevë’, siç thotë populli.

Pa dyshim që e kanë parë të gjithë se Ramiz Kelmedni, Mimoza Kusari-Lila e Ilir Deda ende nuk kanë arritur që të ripozicionohen. Dorën në zemër Ilir Deda e ka kuptuar më herët këtë situatë dhe është terhequr vet nga gara.

Sidoqoftë, deri më tani këta të tre janë figurat ma tragjikomike të këtyre zgjedhjeve! /Fokusi.info/