Asfaltohet rruga Obiliq – Plemetin – Prelluzhë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj të martën inspektoi nga afër asfaltimin e rrugës R220, segmenti Obiliq-Plemetin-Prelluzhë, shkruan Fokusi.info.

Ministri Lekaj tha se kjo rrugë lidhë komunat e komunitetet mes vete dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të Obiliqit e Vushtrrisë, thuhet në njoftimin e ministrisë, përcjell fokusi.info.

Ai ritheksoi përkushtimin e MIT, që krahas zhvillimit të projekteve të reja, të mirëmbajnë në vazhdimësi rrugët ekzistuese.

Rruga R220, segmenti Obiliq – Plemetin – Prelluzhë, ka gjatësi prej 3 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.