Asist nga Ikardi, Milot Rashica realizon gol fantastik ne superligën e Turqisë

Shqiptari i Kosovës, Milot Rashica, ka tundur rrjetën me fanellën e Gallatasarait në duelin ndaj Kajserisporit të vlefshëm për javën e 29-të të Super Ligës turke.

Në minutën e 23-të, pas asistit të marrë nga Ikardi, Rashica, udhëhoqi bukur topin, u fut brenda zonës, dhe me një gjuajtje të kalibruar me të djathtën, dyfishoi shifrat.

Vlen të theksohet se në minutën e 18-të, ishte argjentinasi Ikardi që shënoi golin e avantazhit për Gallatasarait, që marshon i sigurt drejt titullit kampion me një diferencën +11 nga ndjekësit e Fenerbahçes që kanë një ndeshje më pak.

PANORAMASPORT.AL