Jose Ramirez e ka mposhtur Maurice Hooker për t’i unifikuar tituj në kategorinë e peshës super të lehtë në boks, në meçin që u zhvillua në College Park Center në Teksas.
Ramirez është tani mbajtës i titujve WBO dhe WBC pas fitores ndaj Hooker të shtunën në Teksas, raporton Gazeta Express.
Gjyqtari e ndali meçin në rundin e gjashtë pas goditjeve të forta dhe njëpasnjëshme të Ramirezit ndaj Hooker.
Për boksierin nga Tekasi, kjo ishte humbja e parë në karrierë si profesionist.
“Jam shumë i lumtur. Kjo më bën të kuptoj se jam në rrugë të duhur për t’u bërë luftëtar edhe më i mirë, e po ashtu profesionist më i mirë. Jam i gatshëm për këdo”, tha Ramirez pas meçit.
That last shot though 👀 #RamirezHooker pic.twitter.com/tDW9Vq0DNu
— Daniel Yanofsky (@DanYanofsky) July 28, 2019