Rashica dhe Kruse janë bërë bashkë për ta dërguar Werderin në Champions League pas 9 vitesh

Skuadra gjermane Werder Bremen po kërkon kualifikimin në Champions League për herë të parë që nga viti 2010.

Për momentin kjo skuadër ndodhet në vendin e 6-të në Bundesligë me 42 pikë, vetëm 5 mbrapa Borussia Monchengladbach që gjendet në pozitën e 4-të, e cila dërgon në garën më prestigjoze në Evropë, shkruan Indeksonline.

Dy futbollistët më në formë pa dyshim janë Milot Rashica dhe Max Kruse, të cilët kanë marrë pjesë në 28 nga 49 golat që ka shënuar Werder Bremen në Bundesligë.

Rashica deri tani ka 8 gola dhe 2 asistime në elitën e futbollit gjerman.