Asnjë i vdekur, 14 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2,406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,597.

Në total numri i rasteve aktive është 169.