Momenti kur autobusi i Unazës merr përpara 9 makina

Një tjetër video tregon momentin e aksidentit të ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një autobus linjës së Unazës, është përplasur me disa automjete duke lënë të plagosur 9 persona. Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë video duke që autobusi ka përplasur fillimisht një “Audi” dhe më pas ka marrë përpara disa makina. Madje për mrekullisht ka shpëtuar edhe një këmbësore në trotuar.

Nga sa duket në video, autobusi nuk ka qenë shpejt, mirëpo mbeten të paqarta shkaqet se përse ka ndodhur.