Asnjë i vdekur dhe 20 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar 20 raste të reja nga 1 mijë e 467 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 158 persona, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 6 mijë e 411 persona, derisa me dozën e parë janë vaksinuar 830 mijë e 85 persona dhe 659 mijë e 593 me dozën e dytë.