Asnjë kufizim për ata që vizitojnë Shqipërinë, njofton ministria e

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi përmes faqes zyrtare në Facebook se nuk do të ketë asnjë lloj kufizimi në hyrje për ata që vizitojnë Shqipërinë.

Si për shtetasit shqiptar ashtu edhe për ata të huaj nuk do të kërkohet as testi që vërteton se një person rezulton negativ nga COVID-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë që i referohet konkretisht periudhës së pandemisë.

Sa i takon protokollit që do të ndiqet Ministria ka vënë në dispozicion një faqe e cila jep informacione më të detajuara për vizitorët.

Euronews.al