Asnjë viktimë, tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në raportin 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se janë kryer 2.133 testime, prej të cilave 8 rezultuan pozitive.

Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë viktimë.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495.

Brenda 24 orëve janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 108.