Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në orët e pasdites rrallë në disa rajone mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Gjatë orëve të mbrëmjes së vonshme në disa rajone priten reshje kryesisht të dobëta shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me kryesisht me diell dhe disa vranësira. Në Mal të Zi mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardhshme na pret mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Priten ngritje progresive të temperaturave ku nga e diela ato mund të arrijnë deri në 30 gradë Celsius./Meteoballkan