Aston Villa ia shënon 5 gola Liverpoolit dhe e eliminon nga kupa që luajti me ekipin e të rinjve (Video)

Në kushte të tjera, me një ekip të parë, shumë vështirë se do të kishim të tillë rezultat. Aston Villa ka fituar 5-0 takimin çerekfinal të Carabao Cup ndaj Liverpool, por në fushë për të kuqtë ishte ekipi U-23.

Kjo ndodhi pasi ekipi i parë i Liverpool është i impenjuar në finalet e Botërorit të Klubeve dhe do të luajë nesër ndeshjen gjysmëfinale, kur sot është mësuar finalistja e parë, Flamengo.

Sa i takon ndeshjes së sotme, Aston Villa e ka zgjidhur që në pjesën e parë, teksa ka shënuar 4 gola. Në limite vendasit kanë shënuar edhe golin e pestë. Aston Villa kalon në gjysmëfinale.

https://www.youtube.com/watch?v=1M__P2UL26Q&feature=emb_title