Boksierja Sadiku: E bëra ëndrrën realitet

Boksierja Donjeta Sadiku, ka arritur ta sigurojë normën olimpike për pjesëmarrje në “Paris 2024”, e para për boksin kosovar.

E për këtë arritje historike, Sadiku u shpreh tejet e lumtur.

Ajo tha se “e bëri realitet një ëndërr”.

Sadiku tha se do të bëjë më të mirë edhe në Paris, në mënyrë që edhe atje të ketë arsye për të festuar.

Boksierja kosovare në veçanti falënderoi trajneren e saj, Marjola Sallauka, familjen e vet dhe të gjithë ata që e përkrahen./Fokusi.info/