Astrit Gashi e bën për “pesë pare” Besnik Bislimin: Është “kanceri” i Kurtit dhe Qeverisë Kurti

Astrit Gashi, analist i përhershëm në “Debat Plus”, ka komentuar Qeverinë Kurti gjatë vitit 2023.

Gashi ka pasur fjalë absolutisht të ashpra ndaj Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër i Kosovës dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, që lehtësohet nga BE-ja.

Sipas Gashit, Bislimi është ministër i shumë ministrave, ndërsa e ka besimin “e pashmangshëm” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Unë kam problem me një person që ka besimin e pashmangshëm të kryeministrit Albin Kurit, e i cili është ministër i shumë ministrave, dhe i cili po ashtu është ministër i dialogut dhe ai është Besnik Bislimi. Unë mendoj që Besnik Bislimi është “kanceri” i Albin Kurtit dhe Qeverisë Kurti” – ka deklaruar analisti Gashi.

Tutje, Gashi ka theksuar se ndikimi i Bislimit mbi disa ministra të Qeverisë Kurti, po e bën Kosovën vend të pajetueshëm. Në analizën e tij, Gashi ka vlerësuar se Bislimi është i parëndësishëm për dialogun në Bruksel dhe si “koka e të keqës” së Qeverisë Kurti.