Ata që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së.

Sipas tij, në këto 20 vite, janë një grup partish politike dhe politikanë që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politik duke u thirrur gjoja si anti PDK, pa iu ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Në këto 20 vjet, janë një grup partish politike dhe politikan që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politikë duke u thirrë gjoja si anti PDK, pa iu ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës. As që bëhet fjalë për të kontribuar diçka në shtetndërtimin e mundimshëm të shtetit të Kosovës. Sa herë që flitet për zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK por pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta. Ky është mashtrimi 20 vjeçar.

Dhe për ironi, ky soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Përvoja jonë politike dhe vizioni për Kosovën, të cilin qytetarët ia kanë besuar PDK-së me vite të tëra, na ka mësuar se vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. PDK është e para.