Muhaxheri: LDK-ja duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Muhaxheri ka komentuar situatën momentale brenda kryesisë, duke thënë se zgjedhja e presidentit mbetet kompetencë e deputetëve të LDK-së, nëse dëshirojnë të votojnë pro apo kundër.

Muhaxheri ka theksuar se ai është pro që Vjosa Osmanin për presidente.

“Unë jam për me votu kandidatën për presidente. Unë jam pro, tash i mbetet në kompetencën e deputetëve se a dëshirojnë me votu pro apo kundër, për me qenë aty për ta bërë kuorumin”, thotë Muhaxheri për Gazetën Blic.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë sot kryesinë e partisë derisa temë kryesore e takimit pritet të jetë çështja e presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post.