Shfrytëzuesit e shtëpizave dënohen se po vënë më shumë tavolina në shesh

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se për shkak se nuk po i zbatojnë marrëveshjet, kanë dënuar shfrytëzuesit e shtëpizave nëpër sheshet e kryeqytetit.

Me gjobën e publikuar në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se shfrytëzuesi i dënuar ka vendosur më shumë tavolina se sa i takon me marrëveshje.

“Shfrytëzuesit e shtëpizave nëpër sheshe janë të obliguar ta zbatojnë marrëveshjen që e kanë nënshkruar me Komunën. Nuk mund të vendosin më shumë tavolina sesa ju takon, dhe duhet t’i mirëmbajnë ato!” ka shkruar ai si përshkrim të fotografisë, e në të cilën shihet se gjoba ka qenë prej 200 euro./Fokusi.info/