Atalanta “arrë e fortë” për Interin (Video)

Interi ka barazuar në duel me Atalantan. Skuadra e Contes u ndal në barazim 1-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Lautaro Martinez në minutën e 4-të.

Atalanta në pjesën e dytë ishte më e mirë, duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 75-të me Cosens.

Skuadra bergamaske pati mundësi edhe ta fitonte takimin, por penaltinë e Muriel e priti Handanovic në minutat e fundit të takimit.

Pas javës së 19-të, kryeson Inter me 46 pikë, një më shumë se Juve që luan nesër me Romën, kurse Atalanta renditet e katërta me 35 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=T_4IP-zNieY