ATK largon nga puna dy zyrtarë për mos respektim orarit të punës

Pas verifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në ATK me datë 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë (5) ditë.

Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin 47, paragrafin 1, nën paragrafin 1.3 të ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik.

ATK është e zotuar për zero toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ftojmë qytetarët që për çfarëdo dyshimi që kanë tek zyrtarët e Administratës Tatimore t’i paraqesin në linjën pa pagës 0800-80-800 ose në e-mail adresën [email protected] sepse vetëm në këtë mënyrë ATK do të arrij të ruaj dhe përmirësoj integritetin e saj.