Atletico e deklason Realin (video)

“Los Blancos” janë mposhtur me rezultat të thellë 3:7 nga Atletico Madrid, në kuadër të International Champions Cup.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua në tërësi nga Atletico, duke e çuar epërsinë deri në 5:0.

Diego Costa arriti që në minutën e parë të shënonte për 0-1. Spanjolli në vazhdim shënoi edhe tri herë tjera, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Joao Felix, Angel Correa dhe Vitolo.

https://youtu.be/2sZJmvu8X9Q