Audi prezanton Q3-shin e ri sportiv, është një “bishë” e vërtetë (foto)

Tri gjëra janë të sigurta në jetë: Taksat, ndërrimi i jetës dhe efikasiteti i prodhuesve gjerman të veturave në makinat sportive.

Së fundmi kanë dalë pamjet të Audi Q3, pjesa e pasme e së cilës e bën makinën automatikisht sportive, transmeton lajmi.net.

Audi është duke përfshirë sistem sportiv të amortizimit dhe multi-sistemin ‘Audi Drive Select’ në serinë ‘Q3’.

Sa i përket motorëve, vetura do të ketë një motor 2.0-litërsh me aftësi prodhuese 227 kuaj-fuqi.

‘Q3 Sportback’ pritet të fillojë në vjeshtë këtë vit, megjithëse çmimi nuk është bërë i ditur ende.