Australi/ Sulm në një hotel, vriten 4 persona

Katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Darwin që ndodhet në veri të Australisë.

Sipas dëshmive të policisë, një person hapi zjarr në hotelin Palms.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 18:00 sipas orës lokale, ndërsa policia arrestoi autorin një orë më vonë.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison u shpreh se sulmi nuk kishte motive terroriste.

Nga të shtënat gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Pas të shtënave masive në Tasmania ku vdiqën 35 vetë, rastet e tjera janë të rralla që kur Asutralia rishikoi ligjin për armët.