Autobusi bie në përroskë, humbin jetën 15 persona

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën kur një autobus që transportonte minatorë ra në një përroskë në Perunë jugore. Automjeti mbante personel që punonte në një minierë bakri. Aksidenti ndodhi në zonën e Hualpasaka , 600 km në juglindje të Lima.

Miniera e bakrit Las Baba, e vendosur në një lartësi prej 4.000 metrash, filloi të funksionojë në 2015 dhe menaxhohet nga gjiganti kinez i minierave MMG. Vlen të theksohet se aksidentet rrugore janë shumë të zakonshme në Peru, të shkaktuara nga shpejtësia e madhe, kushtet e këqija të rrugës, mungesa e sinjalistikës dhe kontrolleve.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA