Barcelona e Inter në bisedime për të shkëmbyer lojtarë

Barcelona po zhvillon bisedime me Interin në mënyrë që të arrijë marrëveshje për Arturo Vidal dhe Lautaro Martinez, shkruan Sport.

Ekipi nga Serie A është shumë i interesuar për mesfushorin kilian, ndërsa Barcelona dëshiron që me çdo kusht ta ketë në radhët e veta talentin argjentinas. Ideja është që dy klubet të arrin një marrëveshje për të shkëmbyer dy lojtarët dhe Vidal të kalojë në Inter e Martinez në Barcelonë.

Siç raportojnë mediat, bisedimet veçmë kanë filluar, mirëpo nuk dihet nëse kjo marrëveshje do të konkretizohet në afatin e janarit 2020.