Avdullahu: Kurti në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të LDK-së, e jo të Koronës

Analisti i çështjeve politike në vend, Faton Avdullahu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti është në gjendje të jashtëzakonshme, më shumë për shkak të raporteve me LDK-në sesa për shkak të koronavirusit.

Avdullahu ka shtuar se LDK-ja është e anashkaluar deri në nënçmim nga Albin Kurti, dhe se ka nevojë ta disiplinojë këtë të fundit për siç ka thënë ai, tu faktorizuar brenda Qeverisë.

Postimi i plotë i Avdullahut:

Qeveria Kurti është në gjendje të jashtëzakonshme jo aq për shkak të coronavirusit sa për shkak të raporteve të këqija ndërmjet LV-së dhe LDK-së. Për rrjedhojë nuk mund të kuptohet drejtë mosmarrëveshja e radhës ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Thaçi, mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse nuk kuptohen mosmarrëveshjet e vazhdueshme ndërmjet dy subjekteve që e përbëjnë këtë Qeveri. Prandaj, Qeveria Kurti po e refuzon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim që LV-ja të mbrohet nga ndikimi dhe faktorizimi i Presidentit Thaçi në këto rrethana me dyshimin se ai këtë pozicionim të ri do ta përdorë edhe në procese tjera.

Në anën tjetër LDK e anashkaluar deri në nënçmim, me një arrogancë qeveritare, vështirë të kuptueshme të Kryeministri Kurt, ka nevojë dhe interes që në përpjekjen e saj për ta disiplinuar Kurtin dhe për tu faktorizuar brenda Qeverisë, ta përkrah Thaçin edhe në këtë projekt të ri. Thënë përmbledhtazi as diplomacia agresive e Serbisë, as nevoja që të jemi unik në dialogun me Serbinë, as luftimi i coronavirusit, nuk po mund ta bëjë bashkë as Qeverinë Kurti – brengosëse deri në alarm. Ky virus përçarës në politikën tonë duhet të tejkalohet. Kjo është e lehtë për ta konstatuar por……