Avdyli: Mustafa ka shëndet për koalicione, emërime e shkarkime, por s’ka shëndet me dalë në zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka vazhduar sërish të deklarohet lidhur me situatën e kësaj partie si dhe të parët e saj.

Ai pyeti se pse LDK ka kryeministër e s’ka kandidat për kryeministër?

Madje ai tha se Isa Mustafa ka shëndet ta udhëheq LDK-në, ti udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por s’ka shëndet me dalë në zgjedhje.

Duke iu drejtuar Isa Mustafës, Avdullah Hotit e Agim Veliut, ai tha se duhet dalë para popullit e të mos fshihen, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Pse LDK ka kryeministër e ska kandidat për Kryeministêr?

Ku janë strukur Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti?

Rrjedha logjike duhej njëri nga ta merrte guximin ti printe listës siq i prinin rrëzimeve të qeverive, ngarkimeve ,e dhurime postesh deri te posti i Presidentit.

Isa Mustafa , ka shëndet ta udhëheq LDK-në, ti udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por ska shëndet me dalë në zgjedhje. OK? Po Agim Veliu që dergoi Podujevën në zgjedhje, e rrotulloi dyertë e zyreve të LDK-së veq për tu bërë Ministër i brendshëm i Qeverisë Kurti. O bëhej ai ministër, o sbëhej Qeveria VV-LDK. Ku është strukur, prapa kujt po don të fshihet?. Pse tash nuk del e thotë o bëhem unë kandidat për KM o askush. Apo ndoshta po pret ndonjë viktimë të rradhës me ia mbledh votat , e më pastaj për tu bërë ai kryesori bashkë me Isa Mustafën, e me marrë e ndarë poste sipas qefeve të tyre. Dilni para popullit e mos u fshehni. Po Dulla jonë ku është? Edhe pse askush nuk e pyet në LDK, si ia merrte mendja të merrte postin e KM pa ia dhënë qytetari, e sot ska guxim që “mirëqeverisjen” e tij tua prezentoj qytetarëve. Ish kolegë e mi partiak ,nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë. Ju vendosnit për gjithëçka e për çdokënd në këtë vend, dilni tani para sovranit. Koha nuk është për të fshehur se spo ju shitet më kjo lojë. Jeni zbuluar.