Avni Klinaku: “Nga oferta e LVV-së për LDK-në më së shumti fiton Lista Serbe”

Ndaj ofertës më të re të LVV-së drejtuar LDK-së ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjës për Bashkim, Avni Klinaku.

Klinaku në profilin e tij në FB ka shkruar se “nga kjo oferta e fundit e LVV-së për LDK-në më së shumti fiton Lista Serbe!“.

Në një komunikim përmes telefonit Klinaku i ka thënë gazetarit tonë se Kushtetuta e Kosovës parasheh se nga 12 ministra të Qeverisë së Kosovës 2 duhet të jenë nga minoritetet, përkatësisht një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera pakicë. E në rast se rritet numri i ministrive përtej 12, atëherë komuniteteve pakicë u shtohet një ministër dhe 2 zv.ministra.

“Prandaj, një veprim i tillë i Vetëvendosjes dhe edhe i LDK-së nëse e pranon këtë ofertë  është në kundërshtim jo vetëm me premtimet e tyre elektorale, por edhe me interesat vitale të Kosovë”, ka shtuar Klinaku./Fokusi.info/