Avokati Berisha shpjegon se pse Thaçi nuk ka pasur arsye të jep dorëheqje

Avokati Besnik Berisha ka folur për rastin e aktakuzës së presidentit Hashim Thaçi, dhe dorëheqjes së tij, sipas Berishës, presidenti Thaçi nuk është ka pasur pse të jep dorëheqje.

Berisha në Pressing tha se nuk ekziston ndonjë standard të asaj për dorëheqje.

Ai tutje ka shtuat se faji nuk qëndro tek Thaçi për themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Për themelimin e Dhomave të Specializuar nuk është faji tek Thaçi, është tek dikush tjetër, për bindjen time ai është vetëm I dyshuar, ai njëjtë është i dyshuar sikur në ditën kur ka dalur raporti i Dicky Martit, sa i përket asaj, nuk ka ndonjë standard të asaj dorëheqje morale, sepse kemi pasur shumë ministra e njerëz më përgjegjësi, që kanë qenë të akuzuar dhe nuk kanë dhënë dorëheqje, unë nuk besoj që është dashur të jep dorëheqje Thaçi”, tha Berisha.