Avokati i Thaçit: UÇK mbrojti atdheun, klienti im nuk kishte motiv të kryente krime

Gregory Kehoe, avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se klienti i tij nuk kishte motiv të merrte pjesë në krimet për të cilat e akuzon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Deklarata e tij vjen në ditën e dytë kur ka nisur gjykimi ndaj Thaçit dhe tre eprorëve tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në seancën e sotme në Hagë të Holandës janë palët mbrojtëse që do t’i shpalosin argumentet e tyre.

“UÇk mbronte atdheun e saj. Koloboracionistët nuk ishin rrezik. Rrezik ekzistencial ishte ushtria dhe polica jugosllave. Hashimi Thaci nuk kishte motiv të merrte pjesë në krime. Suksesi i çlirimit, ai e dinte se varet nga vendet perëndimore, veçanërisht nga Amerika”.

Kehoe thotë se UÇK nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste.

“Hashim Thaçi e pranon se disa individë kanë kryer krime para dhe pas lufte, madje e pohoi edhe në Këshillin e OKB-së më 17 tetor 2018, por ai e kundërshton si krimet janë kryer si pjesë e politikës të planfikuar të UÇK-së. Thaçi rrëzon aktakuzën e prokurorisë se janë kryer krime në mënyrë sistematike, sipas shkallës që pretendon ZPS-së”.