Avokati Musa: Vendimi për dënimin e Mustafës është i padrejtë

Avokati, Skender Musa ka thënë së vendimi për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës është i lartë dhe sipas tij, procedura penale në të cilën është zhvilluar ka pasur të meta të mëdha dhe lëshime procedurale.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale dhe krahasimeve që po i bëni me të akuzuarit për krime lufte në Republikën ish-Federative të Jugosllavisë, kanë dënime shumë më të ulëta”, ka thënë Musa.

Sipas tij, nuk duhet humbur shpresa për ulje të dënimit sepse është shkalla e parë dhë është shkalla ë Apëlit.

“Nuk duhet t’ia lëmë fajin trupit gjykues nëse nuk janë sfiduar të gjitha provat e paraqitura nga ana ë Prokurorisë dhe nëse provat nga ana e mbrojtjes nuk janë paraqitur në momentin e duhur dhe nuk kanë këmbëngulur që këto prova ta fitojnë peshën e njëjtë si provat nga ana e Prokurorit të Shtetit”.

Avokati Musa ka potencuar se vendimi për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sali Mustafës është i padrejtë.