Avokati për deklaratën e Klinakut për Kurtin: Tha se qëndron pas asaj që ka shkru, por nuk e ka kërcënu

Avokati i Faton Klinakut, Ramë Dreshaj, ka dhënë detaje për intervistimin e klientit të tij rreth deklaratës së tij për kryeministrin Kurti.

Ai tha se nuk duhet të ndalet në pjesën “më para e vras Albin Kurtin”, por se duhet të analizohet i gjithë statusi.

“U dasht mu nal me analizu se çfarë ka thënë. Ai ka thënë më para e vras Albin Kurtin se e lëshoj Kosovën. Duhet me pyt pse me vra, ka plot pyetje që mund të parashtrohen. Ai është lëshu në procedurë të rregullt, por do të sqarohet gjithçka. Është e nxjerrë nga konteksti, duhet të merret e gjitha të analizohet, jo vec pjesa e vras Albin Kurtin”, ka thënë Dreshaj, në T7.

Ai tha se Klinaku nuk e ka thënë në kuptimin e parë dhe se ka deklaruar para hetuesve se nuk e ka kërcënuar.

“I thashë çka të shtyri, paraprakisht tha më ra me bisedu me një anëtar të VV’së i cili më tha e kam votu këtë qeveri për ndryshim por spo ka ndryshim po shkon më keq, e nuk mka met sen tjetër vec më lëshu Ksoovën. Tash ky është patriot, veteran, duhet me i analizu krejt. Ky nuk e ka thënë në kuptimin bukfual për me vra Albinin. E kanë pyet hetuesit a e ke kërcënu, ky ka thënë jo. Është e vërtetë që nuk e ka pasë atë qëllim”.

“Ai tha se mbes pas asaj që kam shkru, por nuk e kam kërcënu”, tha Dreshaj.