Hoxhaj: Mospjesëmarrja e Kurtit në takimin me liderë ballkanik, dezertim i politikës së jashtme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për mospjesëmarrjen e kryeminsitrit Albin Kurti në takimin informal në Tiranë për Procesin e Berlinit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ky veprim i Kurtit paraqet dezertim të politikës së jashtme të Kosovës.

“Kjo ndodhë për shkak të inatit të papeshuar dhe një sërë pretekstesh të ndërthurura keq që tregojnë që Kosova ka mbetur pa zë në Ballkan, në Evropë dhe botë!”, ka thënë Hoxhaj.