Azemi: Qeveria dhe BSPK të merren vesh për 75 euro e të eliminohet kaosi

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i është drejtuar me një letër zyrtare Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mosplotësimin e kërkesave të këtij sektori.

Në letrën e Azemit që e ka siguruar Demokracia.com, ai i thotë Kurtit që po i drejtohet për të disatën herë me qëllim që të marrin një përgjigje nga Qeveria për tri kërkesat e tyre.

Azemi ka kërkuar përgjigje nga Kurti se përse nuk kishte ndarë shtesa për stafin mbështetës, si dhe për pamundësinë e aplikimit për herë të dytë të punëtorëve që kishin aplikuar gabim për shtesat prej 100 eurove që i kishte ndarë Qeveria e Kosovës.

Asnjëherë nuk u deklarove pse ne spitale, QKMF dhe ambulanta kur pagove mjekët, infermierët, nuk i pagove stafin mbështetës ose më mirë të themi, punëtoret teknik dhe ata të sigurimit fizik.
Nuk na e dhatë mundësinë e aplikimit për herë të dytë për ata punëtorë që gabuan gjatë mbushjes së formularit për 199 eurot që i ndatë për punëtorët e sektorit privat të Kosovës.
Pse na ndëshkove me kushtëzimin për dhënien e stimulimit nga 50 euro për punëtorët duke kushtëzuar me kompanitë private, çfarë faji kemi ne që po na dënoni kështu.
Përmes kësaj letre, Azemi gjithashtu i ka bërë thirrje Qeverisë dhe BSPK-së që të pajtohen që shuma prej 100 e kërkuar nga SBASHK-u dhe oferta e Qeverisë prej 50 euro, kjo shumë të jetë 75 euro, në mënyrë që të eliminohet ky kaos.