Vetëvendosja e vendosur: Ia bën të qartë Grenellit se nuk lëvizin nga qëndrimet

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi, ka reaguar pas demantimit të deklaratës së zyrës së kryeministrit nga ana e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku thuhej se është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenell që ndihma nga SHBA-të nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.

Në një postim në Facebook, Vraniqi ka thënë se “cicërimat” e ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpër sesa takimet me të.

Vraniqi ka thënë se qëndrimi i Kurtit është i qartë dhe i saktë që tarifa 100% do të hiqet gradualisht dhe do të vendoset reciprocitet.

Ai shton tutje se Grenell po përdoret për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë Kurti.