Azemi tregon se pse nuk e priti Hotin sot në takim

347

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka treguar se pse nuk e priti në takim Avdullah Hotin, sot gjatë ditës.

Azemi u shpreh se nuk ka nevojë të qëndroj në korridor të kryeministrisë apo kudo pa treguar se kur do të jetë saktë fillimi i takimit.

“Unë nuk kam nevojë të qëndroj në korridor të kryeministrisë apo kudo pa treguar se kur do të jetë saktë fillimi i takimit. Kërkesa për takim kur është bërë ne nuk kemi pasur njohuri dhe kemi menduar që kryeministri ka bërë një marrëveshje të gatshme për nënshkrimin e kërkesave tona që i kemi bërë si sindikatë, por në momentin kur kam shkuar aty, kam parë që në atë takim janë paraparë të jenë disa asociacione të ndryshme dhe unë kam parë që ky takim nuk mund të jetë serioz dhe nuk kam dashur t’ia jap dëshirën askujt të bëjë fotografim se kryeministri po flet me sindikatën e punëtorëve”, tha ai në Interaktiv.