Real Madrid pëson humbjen e parë në këtë sezon (video)

Real Madridi ka humbur me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Mallorca në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidane e ka shijuar humbjen e parë këtë sezon në La Liga pasi është mposhtur nga Mallorca.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të Real Madridit, por vetëm vendasit arritën të shënojnë gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e shtatë dhe ishte Lago Junior, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri Reali ishte më i mirë dhe më kërkues në kërkim të golit, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë golin.

Një gjë e tillë iu vështirësua edhe më shumë në minutën e 74-të pasi mbeten pa një lojtar, me Alvaro Oriozola që mori kartonin e dytë të verdhë.

Pas kësaj humbje, Reali e sheh veten në pozitën e dytë me 18 pikë apo një më pak se lideri Barcelona, ndërsa Mallorca renditet e 14-ta me 10 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos e presin Leganes pasi El Clasico është shtyrë.