Babai 47 vjeç dhe djali 9 vjeç janë viktimat e vrarë në afërsi të Opajës së Kumanovës

Mbrëmë vonë disa minuta pas orës 22:00 në afërsi të fshatit Opajë dhe Slupçan, në afërsi të zonës së “Slupçan bunar” në një automjet të pasagjerëve Opel Astra janë gjetur dy trupa të pajetë, të cilat u qëlluan nga persona ende të panjohur.

Ndihma e shpejtë që arriti në vend ngjarje, konstatoi vdekjen e tyre.

Sipas policisë bëhet fjalë për dy viktima, emrat e të cilil janë identifikuar. Bëhet fjalë për E. Salahi nga fshati Opajë, mosha e të cilit është 47 vjeç dhe djalin e tij A. Salahi, 9 vjeçar, shkruan Lajm.

Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurorisë inspektuan në vendin e ngjarjes. Trupat e të vrarëve janë dorëzuar për obduksion në mjekësinë ligjore. Më shumë detaje nuk janë dhënë nga organet kompetente./Lajmpress/