Hysni Gucati vjen nga Haga në Kosovë

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati ka ardhur nga Haga në Mitrovicë.

Mësohet se Gucati ka ardhur në spitalin e Mitrovicës për të vizituar babain e tij të sëmurë.

“Jepi zë” ka siguruar edhe pamjet ku Gucati shihet në spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ndryshe më herët edhe ish kryeparlamentari, Kadri Veseli ishte liruar për të vizituar babain e tij në spitalin e Mitrovicës.