Babai dhe vëllai i Liridona Ademajt: Mbajtëm takim në Prokurori, na e lehtësoi dhimbjen

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, që u vra në fund të nëntorit, ka publikuar një shkrim dhe një foto.

Në shkrimin e vëllait të Liridonës, për të cilën vrasje janë arrestuar katër të dyshuar, përfshirë bashkëshortin e saj Naim Murseli, ka treguar se ka mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.

Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.

U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.
Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”./Fokusi.info