Zyrtare: Shkarkohet zv.sekretari i FFK-së Arianit Ahmeti

0
47

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka shkarkuar zv.sekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin, për shkelje ligjore, përfshirë vetëkandidimin për kryetar të organit qeverisës së futbollit të Kosovës.

FFK-ja njoftoi të mekurën pasdite se anëtarët e KE-së vendosen unanimisht për shkarkimin e Ahmetit nga posti i zv.sekretarit, duke e akuzuar atë për dëmtimin e imazhit të

“KE unanimisht u pajtua me shkarkimin zv.sekretarit të deritashëm, z.Arianit Ahmeti, bazuar në shkeljet e tij flagrante, duke u vetëkandiduar për kryetar të FFK-së si dhe duke kërkuar nënshkrime nga delegatët e kuvendit, me çka dëmtoi imazhin e FFK-së dhe të futbollit të Kosovës, si dhe shkeli rëndë kodeksin e mirësjelljes, statutin e FFK-së dhe të gjitha normat morale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Po ashtu, është pezulluar nga detyrua edhe zyrtarin e futsallit, Bajram Zeqiri, për përfshirje në rrëzimin e kryetarit Ademi.

“Gjithashtu KE mori vendim që të zbatohet masa e suspendimit deri në vendimin përfundimtar për Bajram Zeqirin, i cili keqpërdori detyrën e tij, duke paraqitur shkresë të paautorizuar në MKRS, pasi ai as nuk është delegat i Kuvendit të FFK-së dhe as nuk është i autorizuar për veprime të tilla”, thuhet tutje në njoftim.

“KE i FFK-së vlerëson se është koha e fundit që të ndalen këto veprime të paskrupullta nga njerëz të pandërgjegjshëm dhe rekomandon që tashmë është koha të vihet si primar interesi i përbashkët i Kombëtares sonë para një momenti historik që kemi para vetes. KE inkurajon delegatët e Kuvendit se këto janë vetëm veprime të grupit të interesave dhe FFK dhe presidenti Ademi e kanë mbështetjen e plotë të asociacioneve të larta të futbollit si UEFA e FIFA. KE i FFK-së falënderon opinionin e gjerë për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë ndaj FFK-së dhe presidentit Ademi në mbarëvajtjen e suksesshme të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke sqaruar edhe njëherë se presidenti Ademi e ka mandatin e rregullt deri në vitin 2022, i zgjedhur me përkrahje unanime të delegatëve të Kuvendit të FFK-së më 6 korrik të vitit 2018”, thotë FFK-ja.