Babai i dehur në Rahovec, gjuan me armë në drejtim të djalit

Policia në Rahovec arrestoi një mashkull, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, pasi kishte shtënë me armë në drejtim të djalit të tij.

Në momentin kritik, i arrestuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.