Skënderaj nesër feston Ditën e Çlirimit, performojnë 17 këngëtarë

Komuna e Skënderajt nesër (18 qershor) feston Ditën e Çlirimit, gjegjësisht 20 vjetorin e çlirimit.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Bekim Jashari do të organizohen aktivitete të shumta, ndër të tjera do të mbahet koncert, ku do të performojnë 17 këngëtarë.