Bahtiri: Taksa nuk hiqet, VV-ja e ka përkrahur fuqishëm (video)

Kandidati për deputet nga Vetëvendosja, Agim Bahtiri, ka thënë se partia e tij fuqishëm e ka përkrahur taksën ekonomike ndaj Serbisë.

“Taksa do të jetë dhe askush s’mund ta heqë dhe pikë. Taksa është përkrahur fuqishëm nga Vetëvendosja dhe kjo është e tëra”.

Por ai në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova tha se do të hiqet kur të vjen koha e saj.

“Që vjen koha do të hiqet normalisht. Koha është kur të normalizohet situata mes Kosovës dhe Serbisë”.