Bekim Jashari bashkë me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz e Marinë

Ish kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari bashkë me U.d Kryetarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deputetin, Bekim Haxhiu, kryetarin e OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, asambleistë të listës sonë të pavarur, veteranë të UÇK-së, bashkëpunëtorë e qytetarë, në shënim të 30 vjetorit të triumfit të familjes Jashari dhe Ditës së Veteranit, bëmë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Bashkë me U.d Kryetarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deputetin, Bekim Haxhiu, kryetarin e OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, asambleistë të listës sonë të pavarur, veteranë të UÇK-së, bashkëpunëtorë e qytetarë, në shënim të 30 vjetorit të triumfit të familjes Jashari dhe Ditës së Veteranit, bëmë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë.

Me këtë rast duke iu uruar të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ditën e tyre, vlerësova lartë luftën e shenjtë të dëshmorëve e luftëtarëve të Lirisë, kontributin e ish ushtarëve tonë në çlirimin e vendit.

Në këtë ditë të shënuar për vendin kujtojmë e nderojmë luftën tonë shekullore, sakrificën e popullit tonë për Liri, luftën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së.

30 vite me parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjindej edhe Komandanti Adem Jashari, babushi Hamëza, mixha Rifat i ardhur nga Gjermania dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zbrapsnin forcat serbe.

Nga kjo datë Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Urime Dita e Veteranit!
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!