Bajqinovci: Nuk po mund ta bëjmë qeverinë për shkak të presidentit që nuk e patëm në platformë

Anëtari i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’ia nisin punës dhe të mos e lënë vendin në dorë të qeverisë së kaluar.

Ai tha se atyre nuk po iu lejohet ta çojnë përpara vullnetin e qytetarëve për shkak të postit të presidentit, për të cilin thotë se asnjëra parti nuk e kanë pasë platformë në zgjedhje, njofton Klan Kosova.

“Neve nuk po na lejojnë të shkojmë në implementim të këtij vullneti qytetar të qartë për shkak të një funksioni shtetëror si presidenti, për të cilin as paraqitëm platformë në zgjedhje e natyrisht e as nuk u votuam për të”.

“Ne dëshmuam bashkëpunim. Qytetarët i varën shpresat tek ne, duke na dhënë afër gjysmë milioni vota por duke na përcaktuar ne si fitues. Pra Qeverinë e zgjodhën qytetarët, edhe kryeministrin edhe ministritë edhe programin e bashkërenduar, gjithsesi. Neve nuk po na lejojnë të shkojmë në implementim të këtij vullneti qytetar të qartë për shkak të një funksioni shtetëror si presidenti, për të cilin as paraqitëm platformë në zgjedhje e natyrisht e as nuk u votuam për të. As ne, as LDK-ja”.

Bajqinovci shkroi se dy partitë nuk mund të qëndrojnë rehat kur nuk ka qeverinë që e ka votuar popullin.

“Ejani të ja nisim punës sepse vendi po e vuan çdo ditë mbi kurriz, mungesën e Qeverisë të votuar nga populli. Çdo ditë po avullohen miliona euro pasuri e popullit tonë nga një qeveri e cila pothuajse e ka falimentuar shtetin, nuk mund të jemi kaq komod e mos të fillojmë me qeverisjen e vendit.Ndryshe, opsioni i vetëm janë zgjedhjet”.