Bajram Gecaj e quan parashutist Bulliqin, pas aderimit në VV

Pas aderimit në Vetëvendosje të Shpejtim Bulliqit, ish deputet i LDK-së, ka reaguar Bajram Gecaj, ish kështilltar i Isa Mustafës sa ishte kryeministër.

Ai e ka quajtur Bulliqin “parashutist”.

“Parashutisti Shpejtim Bulliqi! Në një postim timin të 17 gushtit 2016, në mes tjerash, kisha konkluduar se ishte “mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit”! Dhe për besë po del të kisha qenë njëfarë Nostradamusi (parashikues i së ardhmes).

Pasi që mori shpërblimin nga “rrobaqepësi” i tij i parë (AAK), Bulliqit del t’i është dashur të ndërroi “rrobaqepës” (LVV) për të marrë shpërblimin e tij të radhës. Megjithatë, pos disa piknikëve në bjeshkët e Rugovës, Bulliqi dhe patronët e tij që morën pushtet nuk arritën të ndërrojnë bash asgjë; kufiri mbeti aty ku ishte, ndërsa qytetarët e pafajshëm mbetën pa liberalizim vizash! Është fat në këtë fatkeqësi që ai tanimë nuk është në radhët tona, edhe pse u largua vetëm atëherë kur kishte konkluduar se LDK-në nuk do të mundë ta dëmtonte më!”, ka shkruar Gecaj.