Kush janë personat e suspenduar në Spitalin e Pejës për skandalin e foshnjes

Deri më tani ka shkuar në shtatë numri i punonjësve të suspenduar të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, pas rastit skandaloz ku foshnja e vdekur u fut në lavatriçe.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është suspenduar i gjithë zinxhiri përgjegjës që ka qenë në ndërrim.

Të njëjtat burime konfirmojnë se të suspenduarit janë katër mami, një pastrues dhe dy persona në lajtore.

Kujtojmë që për rastin, për Indeksonline ka folur babai i foshnjes, i cili në detaje ka sqaruar rastin.